Tranziti Lindorë

Ky është një nga projektet e rëndësishme që ka projektuar kompania jonë, po ashtu kompania jonë është duke e bërë edhe mbikëqyrjen e realizimit.

Ky tranzit, lidhë rrugën magjistrale M9-1 Gjakovë-Klinë me rrugën regjionale R107 Gjakovë-Prizren.

Tranziti Lindorë fillon nga rruga “Wesley Clark” (Pika e Zeze) deri te rruga “Gaspër Karaqi” (Ura e Nakarades). Realizimi i këtij tranziti e shkarkon komunikacionin e qytetit, po ashtu i mundëson regjionit të Gjakovës dhe automjeteve që kalojnë nëpër Gjakovë të lëvizin më shpejt dhe më sigurt.

Ky tranzit i ri, lidhë: zonën industriale Amerikane, zonën e re Industriale të Gjakovës, pjesën e re të qytetit, hekurudhën, etj.

Traseja e rrugës se projektuar është trase komplet e re, me gjerësi B=32 m.

Qershor 2017

Projektuar

Shtator 2021

Fillimi i realizimit

3+272.44 km

Gjatësia

Faza e projektimit

Faza e rilevimit gjeodezik dhe projektim i rrugë së bashku me instalimet përcjellëse janë kryer tërësisht nga kompania jonë, dhe stafi përkatës profesional.

Një nga karakteristikat e këtij projekti është ” Turbo-rrethi” i pari i llojit të vet në Ballkanin perëndimorë, që është zgjidhje ideale për rrethrrotullime në rrugë me shpejtësi të lartë të lëvizjes.

Karakteristikat teknike të projektuar janë:

  • L= 3+272.44 km
  • B= 32 m
  • vmax= 80 km\h

Mbikëqyrja

Realizimi i këtij projekti ka filluar në shtator të vitit 2021, dhe mbikëqyrja kryhet nga kompania jonë

© Copyright - AL Engineering sh.p.k